Së fundmi është diskutuar shumë mundësia që Harry Kane të largohet nga Bayern Munichu dhe të rikthehet në Premierligë gjatë verës së ardhshme.,
Kontrata e kapitenit të Anglisë me gjigantin bavarez do të skadojë në vitin 2027 dhe e përfshin një klauzolë të shkëputjes së saj ndërkohë.
Në verën e vitit 2026 klauzola do ta arrijë pikën më të ulët të saj: 65 milionë euro.
Sidoqoftë, Kanet do t’i duhet ta aktivizojë këtë klauzolë para 31 janarit 2026, dhe jo më vonë.
Kontrata e parasheh edhe një klauzolë të “të drejtave të barabarta” në favor të Tottenhamit, duke ua mundësuar Spurs që ta barazojnë çfarëdo oferte që vjen për të dhe më pas ta rikthejnë lojtarin në Londër.
Sipas “Sport Bild”, Bayerni nuk e ka ndërmend ta “eliminojë” klauzolën pasi ky do të ishte një “operacion” i konsideruar si shumë i kushtueshëm, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi preferon që të presë dhe të shohë nëse Kane do ta konsiderojë seriozisht mundësinë e largimit.
Bayerni shpreson që Kane t’i japë prioritet mundësisë për ta fituar Ligën e Kampionëve përpara se ta ndjek rekordin e golave në Premierligë, ku ka mbetur ende në garë, por që është 48 gola prapa Alan Shearer.
Plani i bavarezëve është që të presin që të skadojë klauzola e shkëputjes së kontratës para se t’i nisin bisedimet eventuale për vazhdimin e kontratës aktuale.