Haxhiu flet për vendimin e Kushtetueses: Tejkalim flagrant i kompetencave, ka krijuar norma të reja

nga Xh M

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme, është pyetur edh për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Për mua njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”, tha ajo.

“Sipas Kushtetutës sipas nenit 4 thuhet se Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e kushtetutës së Kosovës dhe është institucion që është garant i respektimit të kushtetutës dhe disa nga pikat e dispozitivit që tashmë është publik nuk burojnë nga teksti i kushtetutës dhe nuk janë të parashikuar në asnjë nen të Kushtetutës, në asnjë dispozitë të Kushtetutës. Ato përbëjnë krijim të normave të reja, çka është funksion i pushtetit legjislativ”.

Ajo tha se Kushtetuesja ia ka “grabitur” kompetencave kushtetuese kuvendit kur vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

“Ku e ka pa Gjykata Kushtetuese këtë”, tha ajo për urdhrin e gjykatës që i njëjti kandidat mund të realizohet vetëm deri në 3 herë.

“Gjykata ka krijuar një normë të re sepse kjo nuk ekziston askund, as në Kushtetutë e as në rregullore te Kuvendit”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More