Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, komentoi ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti drejtuar politike për takim, të cilën e refuzoi LDK-ja, raporton Ekonomia Online.
“Nuk është refuzim i dialogut. Ka të bëjë me refuzimin e ftesës, sepse ju kemi përgjigjur në ftesën e parë. Nuk ka nevojë që të ketë takim politik për procedura. S’ka vullnet. Nuk është që s’ka takime. Nuk ka vullnet politik për të zgjidhur problemin. Të takohemi në parim për të mos u marr vesh te LDK nuk funksionon”, tha Haziri.