Hedhin shishe plastike me lëndë djegëse, dëmtohet muri i rrethojës së një shtëpie në Prishtinë

nga D V

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prishtinë, të enjten në ora 00:05.

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti nën hetime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More