“Hëna e përgjakur” shfaqet në qiell – publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

nga D. V.

Hëna është bërë e kuqe në një ngjarje të njohur si “Hëna e përgjakur” pas një eklipsi hënor – i cili ishte pjesërisht i dukshëm në Mbretërinë e Bashkuar pak para agimit të së premtes.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Hëna ishte vendosur nën horizont në kohën e eklipsit të plotë hënor në mëngjes, kështu që vetëm një eklips i pjesshëm hënor ishte i dukshëm dhe një pjesë, dhe jo e gjithë, e Hënës dukej e kuqe.

Por eklipsi i plotë hënor ishte i dukshëm për njerëzit në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe nga atje u publikuan fotografi spektakolare, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Hëna u errësua ndërsa u zhvendos në hijen e Tokës dhe përfundimisht u shfaq e kuqe, prandaj vjen edhe pseudonimi “Hëna e përgjakur”.

Një Hënë e përgjakur është një fenomen që ndodh vetëm disa herë në vit.

Eklipsi i fundit total hënor ishte në maj 2022 kur Hëna u bë plotësisht e kuqe. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More