Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë

nga D. V.

Tre ditë para fillimit të sezonit të ri të Bundesligës 2, Hertha BSC është përballur me një problem të pazakontë. Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka ndaluar përdorimin e fanellës së re të skuadrës në ndeshjet zyrtare.

Fanella, e prodhuar nga kompania Castore, u prezantua tre javë më parë dhe u prit shumë mirë nga tifozët. Megjithatë, DFL ka vendosur në minutën e fundit se ajo nuk përputhet me rregullat e garave.

Problemi qëndron në pjesën e pasme të fanellës. Ndryshe nga pjesa e përparme që ka vija blu e të bardha, shenja dalluese e klubit, pjesa e pasme nuk ka asnjë vijë.

Rregullorja e DFL kërkon që modeli i pjesës së përparme të vazhdojë edhe në pjesën e pasme, të paktën në të tretën e poshtme poshtë numrit.

Fanellat e Herthës nuk e kanë këtë detaj dhe për këtë arsye u refuzuan.

Klubi ka konfirmuar për mediat gjermane se po punon për një zgjidhje urgjente. Ata kanë kohë deri në javën e 9-të për të bërë ndryshimet e nevojshme.

“Qëllimi ynë është ta zgjidhim çështjen deri në ndeshjen e parë në shtëpi”, ishte reagimi i Hertha BSC në një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se vijat do të shtohen sa më shpejt.

Interesante është se fanellat replika të shitura për tifozët nuk janë identike me ato që përdorin lojtarët në ndeshje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More