Hetimi për Exit Poll-in, Kusari i reagon Kurtit: Mendësia e tij dhe e VV-së është me i ndëshku këdo që thotë diçka që atij nuk i pëlqen

nga D. V.

Pas thirrjes së Albin Kurtit së VV’së për hetime lidhur me raportimet për rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut, ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari.

Ajo në një postim në Facebook ka kërkuar që organet e drejtësisë dhe KPM-ja të qëndrojnë larg kësaj cështje, pasi sic thotë ajo pretendimet e Kurtit janë të pasakta, raporton Periskopi.

Kusari tutje ka shkruar se mendësia e Kurtit dhe partisë së tijë janë me i ndëshku cdo kënd që thotë dicka që nuk i pëlqen.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti i paska ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë raportimet (exit polls por indirekt i ka përfshirë edhe mediat) për rezulatet e zgjedhjeve dhe paska vendosë që ka qenë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Kjo është e pasaktë. Procesi zgjedhor ka qenë i përfunduar kur janë publiku exit polls.

Unë i ftoj organet e ndjekjes me qëndru sa më larg, sa më larg, idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls. Poashtu, ma merr mendja që KPM-ja është duke i fërku duart dhe duke e shiku mundësinë me u përzi meqë Kurti ka bërë thirrje.

Edhe organet e ndjekjes edhe KPM-ja duhet të qëndrojnë larg kësaj teme dhe asnjë hetim nuk duhet të hapet.

Exit pollat ia kanë huqë por ato duhet me pagu me kredibilitet ashtu siç duhet me pagu me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofru informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani.

Mendësia e Albin Kurtit, VV-së dhe e njerëzve rreth tij që me e përdorë ligjin penal me i ndëshku këdo që thotë diçka që atij nuk i pëlqen është e frikshme por sigurisht që do të jetë e pasuksesshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More