Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë, në pranga dhe një i ri që e strehonte

nga L. M

Policia e Sarandës ka arrestuar një 49-vjeçar nga Tirana, i cili prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente në mënyrë të paligjshme.

Edhe në momentin e ndalimit, ai iu prezantua punonjësve të Policisë si përfaqësues i Prokurorisë.

Shtetasi A. M. ishte në kërkim, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për të njëjtën vepër penale – mashtrim duke u paraqitur si funksionar publik. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim të disa shtetasve, të cilëve u ka marrë para duke u premtuar punësime apo zgjidhje ligjore në emër të institucioneve shtetërore.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”, u arrestua edhe shtetasi E. Ç., 19 vjeç, i cili strehonte 49-vjeçarin në banesën e tij në Sarandë. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike tip “Shars”, municion luftarak, dokumente zyrtare, një kompjuter dhe radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë.

Sipas hetimeve, A. M. u prezantonte qytetarëve si prokuror, duke i mashtruar se do të punësoheshin në institucione shtetërore dhe se do të paguheshin nga Prokuroria. Në këtë mënyrë ai ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik ndaj disa personave, duke u marrë para dhe përfituar në mënyrë të paligjshme.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar raste të tjera ku mashtruesi mund të ketë vepruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More