Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

nga D. V.

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale. Lufta tregtare e presidentit amerikan po zgjerohet në një veprim që pritet të nxisë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të vendit.

Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dje duke i rritur këto tarifa nga 25% në 50%, shkruan A2 CNN.

Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi.

Sipas Trump, masat, të cilat hyjnë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut, përcjell A2 CNN.

Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More