Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar

nga D V

Po vijon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit, derisa këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani.

“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.

Në njoftim bëhet e ditur se deri më tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More