I gjen në oborr dy granata dore në Lipjan, FSK dhe KFOR-i i shpërthejnë pa ndonjë incident

nga D. V.

Një person ka njoftuar se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur enjten rreth orës 12:50, në Lipjan.

Po ashtu thuhet se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë bërë shpërthimin e mjeteve pa ndonjë incident.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij  ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More