I hapi llogari në ‘GoFoundMe’, ekzekutohet kushëriri i Elvis Shkambit/ Drejtuesi i TV në Florida tregon nëse ka lidhje me ngjarjen në Shqipëri

nga L. M

Ardian Kraja, drejtues TV në Florida, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ka zbardhur detaje nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Francesk Shkambi në Michigan të SHBA-së.

Rezulton se viktima është kushëriri i Elvis Shkambit, personit që vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja, dhe e ndihmoi duke i hapur një llogari në ‘GoFounMe’.

Kraja përjashtoi pistën se 44-vjeçari është vrarë për shkak të lidhjes me Elvis Shkambin, duke thënë ‘nuk besoj se ka lidhje ngjarja në Shqipëri me atë në Michigan’. Kjo referuar ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e të gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja.

Franko është një personazh mjaft i respektuar në komunitet, e trajtonin si shok, jo si menaxher. Nuk dihen ende arsyet e krimit, pasi janë ende çështjet nën hetim.

Nuk mendoj se do të ketë lidhje, besoj se do të ketë lidhje me diçka tjetër. Ai kishte një procedim penal në SHBA dhe ishte falur nga ish-presidenti Joe Biden. Ka qenë një falje e gjerë dhe ndërmjet tyre ka qenë dhe Franko. Nuk mendoj se ngjarja në Shqipëri ka lidhje me atë në Michigan.

Ai njihej si njeri i respektuar, ndihmues me punëtorët që menaxhonte. Kishte filluar një jetë të re, për hesapet e vjetra… s’e di. Franko punonte në një restorant tipik amerikan. Një pjesë e personelit janë shqiptarë.

Amerikanët i bëjnë gjerat me vetëdije të plotë. E ka bërë me koshiencë të plotë atë veprim. Duket ngjarje nga gjaknxehtësie, jo mafioze”, u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More