Kanë dalë pamjet nga ceremonia e lamtumirës së fundit për moderatoren e njohur Linda Imami, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ceremonia mortore u mbajt të dielën, më 8 shtator, në xhaminë Acarlar, ku u fal namazi i ikindisë, ndërsa më pas trupi i saj u përcoll për në varrezat e Anadolu Kavağı, aty ku Linda do të prehet përgjithmonë.
E dashur për publikun shqiptar, Linda Imami u përball për një kohë të gjatë me sfida të mëdha shëndetësore, por gjithmonë u shfaq me forcë dhe optimizëm, duke i frymëzuar të gjithë ata që e ndiqnin.
Në postimin e saj të fundit në rrjete sociale, të bërë disa javë më parë, moderatorja shkruante:
Këto fjalë mbetën si një dëshmi e shpirtit të saj luftarak dhe besimit të palëkundur, duke i dhënë forcë të tjerëve edhe në momentet e saj më të vështira.
Kujtimi i Lindës do të jetojë gjatë në zemrat e miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.