I riu nga Negotina vjedh veturën, del nga rruga dhe rezulton i dehur

nga Xh M

Në rrugën lokale për fshatin Kurija, Negotinë, m;ngjesin e sot;m në ora 04.20, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë kanë privuar nga liria S.D. (28) nga Negotina.

“Përkatësisht ka vjedhur veturën e tipit Volkswagen Golf me targa të Negotinës në pronësi të L.I. (28) nga Negotino, i cili sipas raportimit ka qenë i parkuar para shtëpisë së pronarit dhe më pas me veturën në rrugën lokale në drejtim të fshatit Kurija, ka dalë nga rruga”, njofton MPB.

Nga analizat e kryera rezultoi gjithashtu se ai drejtonte automjetin me alkool në gjak 0.72 promilë. S.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjeve ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More