Ibrahimi: Jam krenar që i takoj subjektit që e zyrtarizoi Medresenë “Isa Beu”

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Në konventën promovuese të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, kryetari i Alternativës dhe një prej liderëve të këtij koalicioni, Zeqirija Ibrahimi, tha se është krenar për arritjet e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.

“Jam shumë krenar që i takoj subjektit që zyrtarizoi medresenë ‘Isa Beu’, një shkollë shekullore që kishte mbetur shkollë e egër,” tha Ibrahimi, duke theksuar rëndësinë e avancimit të institucioneve arsimore shqiptare.

Ai nënvizoi se janë ndarë 80 milionë euro për zhvillimin e komunave shqiptare dhe janë realizuar qindra projekte, ndërsa paralajmëroi një investim të ri prej 240 milionë eurosh për të njëjtin qëllim.

Sipas tij, janë punësuar 2300 shqiptarë dhe 700 të tjerë janë avancuar në pozita të ndryshme. “Ky është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat,” përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More