Idrizi: Tahirit me VV-në i përfundoi koalicioni para mandatit edhe në 2017-ën

nga D. V.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se koalicioni i tij është me qytetarët e qytetit që ka drejtuar për një mandat, dhe jo me ndonjë parti politike.

Ai ka theksuar kështu pasi është pyetur për koalicionin që kanë bërë bashkë Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryetar të LDK-së, Xhafer Tahiri.

“Në realitet kanë qenë të komentuar të dy protagonistët që kanë bërë koalicion, në njërën anë Lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër tash po del Xhafer Tahiri, i cili ka bërë koalicion pa mandatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.”

“Ndërkaq, unë kam qenë jashtëzakonisht i qetë, si zakonisht edhe këto ditë, sepse koalicioni im ka qenë i lidhur me qytetarët që nga viti 2021 dhe vazhdon të jetë i tillë. Kështu që nuk kam ndonjë shqetësim shumë sinqerisht, qytetarët do të vendosin nëse e pranojnë një koalicion të tillë, i cili veç ka qenë në vitin 2017 dhe ka përfunduar para mandatit për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha, për shkak të akuzave, keqpërdorimeve, korrupsionit dhe shumë të tjera”, ka thënë Idrizi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për marrëveshjen politike të Tahirit pa miratimin e LDK-së, subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, LDK-ja thirri mbledhje urgjente.

Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%.

Sylejman Meholli i LVV-së, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në rundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More