Ilievski zhvillon takim pune me ministrin Trifunovski dhe gjuetarët e “Bujna Leska”

nga Xh M

Tetovë, 16 tetor – Sot, Jovica Ilievski zhvilloi një takim pune me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Cvetan Trifunovski, si dhe me përfaqësues të gjuetarëve nga rajoni – Shoqata e Gjuetarëve “Bujna Leska”.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet kjo kategori qytetarësh, problemet aktuale në terren dhe zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e tyre. U shqyrtuan gjithashtu propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor, menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të gjuetisë dhe avancimin e kushteve të punës.

“Si gjithmonë, mbetemi të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe ofrimit të rezultateve konkrete përmes bashkëpunimit institucional”, deklaroi Ilievski pas takimit.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe u paralajmëruan koordinime dhe aktivitete të mëtejshme në drejtim të adresimit të çështjeve prioritare.

https://www.facebook.com/share/p/17Rwzo8B4r/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More