Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur të dielën mbrëma në Mitrovicë.

Sipas raportit të policisë, në oborrin e shtëpisë së një ankuesi mashkull kosovar, është hedhur një mjet shpërthyes i dyshimtë, për të cilin dyshohet se mund të jetë granatë dore.

Sipas raportimeve, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të incidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More