Informacione për sabotazh, baza e NATO në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

nga D V

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë pas informacioneve që kishte siguruar për një kërcënim të mundshëm.

“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza. Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, thuhej në njoftimin e publikuar në X, por pa dhënë më shumë detaje.

Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues ‘AËACS’ të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.

Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t’u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve.

Në lidhje me dyshimet për sabotazh në bazën e Këlnit, ushtria gjermane tha më vonë, se provat e kryera treguan se uji nuk ishte i ndotur.

NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More