Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve

nga Xh M

Shkup, 2 shkurt – Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuzhinat e institucioneve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera.

“Nga kontrollet u konstatua se pesë kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimor në AUV, katër nuk i plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, gjegjësisht u konstatua dëmtim në ambientet ku përgatitet ushqimi. Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat e Higjienës së Mirë dhe Praktikës së Mirë të Prodhimit si kërkesa të sigurisë ushqimore”, kumtoi AUV.

Për mospërputhjet e konfirmuara – mungesa e higjienës, yndyrat e grumbulluara në kuzhinë, mosmbajtja e procesverbaleve, mirëmbajtja e pamjaftueshme e pajisjeve, sipërfaqet e mureve dhe dyshemeve të dëmtuara, mospasja e planit të tyre të analizës së ushqimit, kursi i papërfunduar i higjienës ushqimore nga punonjësit, pra mosposedimi i certifikave për këtë detyrim ligjor, janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar, si dhe janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar pesë gjoba në para.

Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina, siç informuan nga AUV, ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase ato plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike të higjienës, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhinat, zbatimin e rregullave për praktikën e mirë higjienike dhe praktikën e mirë të prodhimit dhe procedurat HACCP, gjurmueshmërinë, origjinën e lëndëve të para, trajtimin e ushqimit dhe plotësimin e kritereve mikrobiologjike të ushqimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More