Institucionet më të mëdha fetare në RMV nuk raportojnë financiarisht prej më shumë se një dekade

nga D. V.

Shkup, 2 qershor – Dy institucionet fetare më të mëdha në Maqedoninë e Veriut kanë shkelur prej vitesh detyrimin ligjor për të dorëzuar raporte financiare vjetore – tregon një hetim disa mujor i BIRN.

Sipas të dhënave të siguruara nga ky hetim, Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit ka dorëzuar vetëm një raport financiar në Regjistrin Qendror të shtetit gjatë periudhës 2010–2023. Edhe ky raport i vetëm nuk përmbante të dhëna për të ardhurat e Kishës.

Ndërkohë, Bashkësia Fetare Islame, gjatë të njëjtës periudhë nuk ka dorëzuar asnjë raport financiar.

Në Maqedoninë e Veriut, çdo subjekt juridik është i detyruar me ligj të dorëzojë një raport financiar vjetor pranë Regjistrit Qendror, ndërsa pagesat e pagave dhe tatimet përkatëse kalojnë përmes Entit për të Ardhura Publike (PRO). Mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë edhe gjobë.

Edhe pse komunitetet fetare regjistrohen sipas Ligjit për Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, obligimet e tyre fiskale rregullohen përmes Ligjit për Kontabilitetin e Organizatave Jofitimprurëse.

Ky zbulim ngre pyetje serioze mbi transparencën financiare dhe barazinë tatimore në vend, duke vënë në pah një praktikë të gjatë të mungesës së llogaridhënies nga ana e institucioneve me ndikim të gjerë shoqëror./Burimi: BIRN

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More