Intensitet i shtuar i komunikacionit jashtë mjediseve urbane, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

nga D. V.

Shkup, 4 shtator – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Duke filluar nga data 03.09.2025 në periudhë prej dy javëve, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pikëpagesa Tetovë deri në pikëpagesën Gostivar, do të zhvillohen punë ndërtimore, për çka komunikacioni do të zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit. 

Viadukt Trejd – SHPKNJP prej 01.09.2025 filloi me fazën e re të aktiviteteve ndërtimore, përkatësisht vendosjen e ndryshimit të përkohshëm të regjimit në komunikacion gjatë sanimit të urës Zdunje (ura në lumin Vardar), rruga shtetërore A2, aksi Gostivar – Strazhë me periudhë prej gjashtë muajve.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More