Inter Miami konfirmon shkallën e lëndimit të Messit

nga D. V.

Që nga data 20 shkurt, Lionel Messi ka luajtur në 31 ndeshje për Inter Miamin dhe dy të tjera për kombëtaren e tij.

Inter Miami konfirmoi të dielën se Lionel Messi ka pësuar një dëmtim të lehtë muskulor gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës ndaj Necaxas gjatë fundjavës. 

Messi u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 11-të, pasi u përplas me dy mbrojtës në kufijtë e zonës së Necaxas në minutën e shtatë. 

 Ai vazhdoi për pak çaste, por pas katër minutash u zëvendësua nga Federico Redondo dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. 

“Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që ndjeu gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Kupës së Ligës ndaj Necaxas, e cila e detyroi të largohej nga loja”. 

“Rezultatet konfirmuan një dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e djathtë. Rikthimi i tij do të varet nga përparimi klinik dhe reagimi ndaj trajtimit”, thuhej në njoftimin e klubit. 

Inter Miami barazoi 2-2 në kohën e rregullt dhe fitoi pas penalltive, duke marrë dy pikë gjithsej.  

Pas dy ndeshjeve të para në fazën e grupeve, klubi ka grumbulluar 5 pikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More