Interi po tenton të nisë negociatat për të rinovuar kontratën me Marcus Thuram.
Sulmuesi është një nga lojtarët më të vlefshëm në ekipin zikaltër. Kohët e fundit për të ka shumë kërkesa nga klubet angleze, kështu që në Milano po mendojnë të mbrohen para kohe.
Gazzetta dello Sport raporton se Thuram ka një klauzolë largimi prej 75 mln eurosh dhe Interi synon ta rrisë akoma edhe më shumë si shifër.
Sigurisht, me kontratën e re, sulmuesi do të përfitojë edhe rritje page, një gjë e pritshme pas performancave të tij të mira.