Irani godet rafinerinë e Haifës, 3 të vdekur, Izraeli mbyll objektet e Bazan

nga Xh M

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish, pasi një sulm i atribuar Iranit ka goditur rafinerinë e naftës në Haifa, në veri të Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e tre punonjësve dhe dëmtimin e rëndë të një termocentrali.

Grupi izraelit i naftës Bazan Group, me seli në Haifa, konfirmoi se të gjitha objektet e tij të rafinimit janë mbyllur përkohësisht si masë sigurie pas sulmit. Në një deklaratë zyrtare, kompania bëri të ditur se termocentrali që furnizon një pjesë të mirë të veriut të vendit është goditur rëndë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e operacioneve në kushte normale.

Sipas burimeve fillestare, sulmi besohet të jetë kryer me dronë ose raketa me rreze të gjatë veprimi, megjithëse autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi llojin e armëve të përdorura apo pikën e nisjes. Megjithatë, të gjitha dyshimet drejtohen nga Irani, në një moment kur përplasjet indirekte mes dy vendeve janë intensifikuar në disa fronte, përfshirë Libanin, Gazën dhe Siri.

Ngjarja ka ngritur alarmin në Izrael, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kaluar në gjendje të shtuar gatishmërie dhe pritet një reagim zyrtar nga ana e qeverisë izraelite. Analistët paralajmërojnë se ky incident mund të shënojë një pikë kthese në përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm rajonal.

Deri më tani, pala iraniane nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More