Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas shumë vitesh negociatash dhe përpjekjesh për transferimin e tij.
Hapat përfundimtar tashmë janë shumë afër kompletimit për të dyja palët teksa Mbappe po përgatitet për javët e fundit tek Paris Saint-Germaini.
Francezi do të transferohet tek gjiganti spanjoll si lojtar i lirë për shkak se kontrata e tij me PSG do të skadojë më datë 30 qershor.
Dy klubet ende kanë nevojë që të gjejnë një marrëveshje për të lejuar Mbappen të konfirmohet si lojtar i ‘Los Blnacos’ para fillimit të Euro 2024.
Sidoqoftë, përkundër gëzimit dhe emocioneve që Mbappe mund të sjell tek Real Madridi, janë ngritur shqetësime se sa do të arrijë ai të përshtatet në ekip.
Adil Rami, i cili ishte pjesë e Francës në Botërorin e vitit 2018 së bashku me Mbappen, e ka paralajmëruar sulmuesin për ndërrimin e ambientit.
“Ai do të adaptohet. Ai po shkon tek një vend me plotë ego dhe me shumë kërkesa. Gjithçka do të jetë e re për të, por mendoj se transferimi tek Real Madridi do të jetë një lëvizje e madhe në karrierë”, ka thënë Rami.