Ish-deputeti i Nismës Enver Hoti kalon në AAK, Haradinaj: Do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës

nga D. V.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More