Ish ushtari i UÇK-së, Bejtulla Elezi shpallet kampion shtetëror në Bodybuilding

nga Xh M

Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së vitit 2001, është shpallur Kampion Shtetëror i Maqedonisë në garat e bodybuilding-ut.

Pavarësisht protezës dhe sfidave fizike, ai u ngjit në skenë për të garuar krah për krah me atletë pa kufizime fizike, duke dalë madje edhe fitues.

Në reagimin e tij pas fitores, ai shprehu falënderim dhe përulësi ndaj Zotit:

“Falë ndihmës dhe mëshirës së Allahut, sonte arrita të bëhem Kampion Shtetëror i Maqedonisë në garat e body building-ut, edhe pse jam invalid i luftës dhe garova me protezë. Këtë fitore ia kushtoj Zotit, që më dha forcë, durim e vullnet për të mos u dorëzuar kurrë.”

Bejtulla Elezi përfaqësoi me krenari Klubin “Atleta”, duke falënderuar trajnerin e tij personal dhe pronarin e klubit, për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë përgatitjeve.

“Kjo fitore është dëshmi se me besim në Zotin dhe përkushtim, asgjë nuk është e pamundur,” përfundoi deklaratën e tij kampioni i ri në garat e bodybuilding-ut, Bejtulla Elezi.

Ky sukses nuk është vetëm sportiv, është simbol i guximit, përkushtimit dhe shpirtit të pathyeshëm të një veterani që, edhe pas humbjeve të luftës, vazhdon të frymëzojë me shembullin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More