ISHTE NJË BURRË DHE NJË GRUA

nga D. V.

Poezi nga: Stephen Crane
Përktheu: Irena Dono

I
Ishte një burrë dhe një grua,
të cilët ranë në mëkat.
Atëherë burri ia vari në qafë dënimin
të gjithë asaj.
Dhe u largua me gëzim.

II
Ishte një burrë dhe një grua,
të cilët ranë në mëkat.
Dhe burri qëndroi me të.
Dhe dënimi ra
si mbi kokën e tij, edhe mbi kokën e saj.
Dhe të gjithë njerëzit bërtitën, “Budalla!”
Ai kishte një zemër të guximshme.

III
Ai kishte një zemër të guximshme.
Do të flasësh me të, mik?
Epo, ai ka vdekur.
Dhe tani që e humbe mundësinë,
le të shkojë pikëllimi yt
tek ai që ka vdekur.
Edhe pse mundësinë e ke humbur,
sepse u tregove frikacak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More