Shkup, 7 korrik – Një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor në Komunën e Gostivarit po merr jetë falë angazhimit të VLEN-it. Rruga “Pance Popovski” është futur në procesin e rikonstruktimit, me një investim prej 6 milionë denarësh të ndarë nga Qeveria, si pjesë e politikës së re për zhvillim të barabartë lokal.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i VLEN-it, Amar Ismaili, i cili theksoi se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për banorët e zonës. “Me VLEN, projektet nuk janë fjalë, por vepra të prekshme. Punët në terren kanë nisur dhe po ecin me përkushtim maksimal”, deklaroi Ismaili.
