Ismet Munishi pas shortit: Kemi gjasa për t’u kualifiku në Botëror – të lutemi që lojtarët tanë të jenë në formë

nga D. V.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi beson se Kosova ka shanse të mira për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Sot në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti i “Play Offit”, ku Kosova mësoi se në gjysmëfinale ballafaqohet me Sllovakinë në udhëtim, e finalen potenciale e luan në Prishtinë me fituesin e ballafaqimit Turqi-Rumani.

Munishi thotë se deri në mars duhet të lutemi t’i kemi lojtarët në formë e të shëndetshëm, pasi sipas tij shanset tona janë mjaft reale.

“Gjasat i kemi shumë reale m’u kualifiku, sidomos që nëse e eliminojmë Sllovakinë, finalja me Rumaninë ose Turqinë luhet në Prishtinë. Unë i shoh gjasat shumë reale, varet edhe forma e futbollistëve tanë në atë kohë, sidomos ata që janë bartës të lojës, do të jetë interesant ta shohim se në çfarë niveli do jetë Zhegrova, i cili mund të jetë lojtari kyç për t’a kualifiku Kosovën në Botëror, e kjo do ishte qershia mbi tortë. Duhet të lutemi t’i kemi futbollistët e shëndoshë dhe të jenë në formë të mirë, tha Ismet Munishi për ‘GazetaBlic Sport’.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë luhet me 26 mars, kurse nëse fitojmë, finalen e madhe e luajmë me 31 mars në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More