Izet Mexhiti: Çairasit vetë do ta vlerësojnë punën tonë

nga Xh M

Shkup, 13 tetor – “Qytetari vetë do vlerëson”, kështu tha Izet Mexhiti për punën në Çair ndërkohë që pati kritika për BDI-në, që siç tha, për tetë vite nuk realizuan asnjë projekt ndërsa për 15 muaj sa ishte zëvendëskryeministër, theksoi se janë alokuar 100 milionë euro. Se Bujar Osmani e quajti keqpërdorim të resurseve shtetërore, Izet Mexhiti pati një përgjigje, që siç tha “në fillim thanë që ne nuk kemi peshë në qeveri, tash thonë që po e keqpërdorim qeverisjen”.

“Mendoj që qytetari vetë do vlerëson. Zoti Osmani dhe Grubi ishin tetë vite në qeveri dhe nuk ka asnjë projekt për Çairin. Nuk mund të thotë që kanë realizuar një projekt, një të mirë për Çairin, përkundër 15 muajve që unë isha zëvendëskryeministër, ku kemi aloku 100 milionë euro investime për Çairin, duke filluar nga kampusi universitar Nënë Tereza, i cili ka fillu, nga Sheshi Skënderbej apo Çarshija e vjetër 25 milionë euro, i cili është në procedurë dhe besoj për dy-tre javë do të ketë gurëthemel. Dëgjova kjo është një lloj keqpërdorim i qeverisjes. Në fillim thanë që ne nuk kemi peshë në qeveri, tash thonë që po e keqpërdorim qeverisjen. Dhe nëse është kjo keqpërdorimi i qeverisjes, unë them se do e keqpërdorim edhe më tepër këtë qeverisje, që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More