Izet Mexhiti në Teatrin Shqiptar: Artistët tanë meritojnë më shumë mbështetje

nga Redaksia

Shkup, 21 shtator – Mbrëmë, Teatri Shqiptar i Shkupit u mbush me emocione, muzikë e vallëzim në koncertin jubilar që shënoi dy ngjarje të mëdha: 45 vjet karrierë të Nexhat Sumës dhe 20 vjet aktivitet artistik të çiftit Xheneta dhe Avni Zeneli.

Atmosfera festive u kthye në një nderim të madh për muzikën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore, ndërsa publiku i pranishëm përjetoi një mbrëmje plot krenari dhe emocione.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili ndoqi nga afër këtë ngjarje, u shpreh:

“Këto janë ngjarjet që na mbushin me krenari dhe na kujtojnë fuqinë e artit për të bashkuar shoqërinë. Muzika dhe vallëzimi shqiptar janë pasuria jonë më e madhe shpirtërore. Është detyrë e institucioneve që të mbështesin artistët tanë, të promovojnë trashëgiminë kulturore dhe ta përcjellin atë brez pas brezi. Çairi gjithmonë ka qenë vatër e kulturës, dhe unë do të angazhohem që të mbetet shembull i gjallë i mbështetjes për artin dhe kulturën shqiptare.”

Ky koncert u konsiderua si një prej promovimeve më dinjitoze të muzikës dhe vallëzimit shqiptar, duke dëshmuar se arti ynë meriton të jetë gjithmonë në qendër të skenës kulturore në Shkup dhe më gjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More