Izet Mexhiti: “Rruga “Banatska”në lagjen Tophanë, një tjetër premtim i mbajtur në Çair

nga Xh M

Shkup, 22 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur përfundimin me sukses të rikonstruimit të rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë, duke theksuar se ky projekt është dëshmi e punës konkrete dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.

“Një tjetër premtim i mbajtur në Çair! Me sukses përmbyllëm rikonstruksionin e rrugës ‘Banatska’ në lagjen Tophanë, një investim që sjell ndryshim të prekshëm për banorët e kësaj zone,” – shkroi Mexhiti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook

Ai shtoi se brenda një periudhe të shkurtër është realizuar një rrugë e re me asfalt modern, bazament të përforcuar dhe sistem të avancuar kullimi, duke garantuar qëndrueshmëri afatgjatë, siguri dhe komoditet më të madh për qytetarët.

Sipas tij, ky projekt është pjesë e vizionit për një Çair që ecën përpara.

“Ky është Çairi që ecën përpara, me projekte konkrete që përmirësojnë çdo lagje dhe çdo rrugë”, potencoi Mexhiti.

Në fund, Mexhiti ka falënderuar ekipet që punuan në terren dhe banorët për bashkëpunimin duke i uruar për rrugën e re dhe për Tophanën që po ndryshon pamje.

https://www.facebook.com/share/p/1FuWBvKkjm/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More