Izet Mexhiti: “Saraji dëshmoi se bashkimi sjell fitore të mëdha!”

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Pas një rrugëtimi të gjatë, të ndershëm e të palodhur, Izet Mexhiti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Sarajit për mbështetjen dhe besimin që rezultuan në një fitore të qartë.

Në një mesazh publik, Mexhiti theksoi se fitorja në Saraj është dëshmi e forcës, bashkimit dhe përkushtimit të njerëzve të mirë që punuan pa pushim për një qëllim të përbashkët.

“Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë,” – shkroi ai.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike shtoi se kjo fitore është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për ndërtimin e së ardhmes së Sarajit.

“Së bashku ndërtuam fitoren, dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen! Krenarë për ju, krenarë për Sarajin tonë!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More