Izraeli kërkon evakuimin e aeroportit ndërkombëtar të Jemenit: Nëse nuk e bëni, vëni në rrezik jetën tuaj

nga D. V.

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedentë evakuimi për Aeroportin Ndërkombëtar Sanaa të Jemenit.

Kjo shënon herën e parë që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim evakuimi në Jemen, më shumë se 1600 kilometra nga Izraeli.

“Dështimi për të evakuuar zonën vë në rrezik jetën tuaj”, tha Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF.

Bëhet e ditur se paralajmërimi vjen një ditë pasi ushtria izraelite kreu një seri sulmesh kundër portit në Hodeidah të Jemenit dhe një fabrikë çimentoje aty pranë, shkruan CNN.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën një person ishte vrarë dhe 35 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në fabrikën në Bajil, në lindje të Hodeidah.

Ndryshe, sulmet e IDF vijnë pasi një raketë balistike Houthi depërtoi mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe goditi afër aeroportit ndërkombëtar të Tel Avivit të dielën.

Disa përpjekje për të kapur raketën dështuan.

Izraeli goditi aeroportin ndërkombëtar të Sanaa në dhjetor, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 30 të tjerë, sipas rrjetit televiziv satelitor al-Masirah të drejtuar nga Houthi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More