Jamie Shea për bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, inkurajues

nga Xh M

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për RTKlive lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Ai është shprehur se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre”.

”Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë Shea.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More