Janë emëruar 7 lojtarët e preferuar të Xabi Alonsos te Real Madridi

nga D. V.

Xabi Alonso ka vetëm dy muaj që është në drejtimin e Real Madridit, por të preferuarit e tij në klub dihen tashmë, sipas Marca.

Janë shtatë lojtarë që kanë impresionuar trajnerin spanjoll dhe ndihet me fat që i ka në skuadër.

Thibaut Courtois, Dean Huijsen, Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde, Arda Guler dhe Vinicius.

Ish-mesfushori është anuar nga lojtarët e lartpërmendur për shkak të ritmit të tyre të jashtëzakonshëm të punës dhe kuptimit të taktikave të tij.

Lista e favoritëve të Alonsos do të vazhdojë të ndryshojë me përparimin e sezonit, varësisht nga mënyra se si lojtarët reagojnë dhe performojnë në stërvitje dhe ndeshje.

Megjithatë, ndryshe nga rasti me Carlo Ancelottin, Xabi do ta bëjë shumë rotacion në ekipin e tij, që do të thotë se të gjithë do të kenë një shans, me kusht që të punojnë shumë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More