Janë gjetur njëmbëdhjetë kilogramë opium në oborrin e një shtëpie në Veles

nga Xh M

Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Siç kanë bërë të ditur nga atje, i dyshuari 54-vjeçar në oborrin e një shtëpie në Veles, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur gati 11 kilogramë drogë dehëse opium të paketuar në disa pako më të vogla për shitje. Droga u gjet dhe u konfiskua gjatë kontrollit.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin me qëllim sigurimin e tij gjatë procedurës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More