Janë shuar 14 zjarre, aktiv është vetëm zjarri në Makedonski Brod

nga Xh M

Shkup, 12 gusht – Qendra për Menaxhim me Kriza informon se mëngjesin e sotëm deri në orën 7:00, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat njëri është aktiv në Makedonski Brod, konkretisht në zonën e Jasenit, ku është djegur një mal i përzier.

Nga atje thonë se se zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çelopeci dhe Miokazi, ku digjej një mal i përzier, është nën kontroll.

“Nga 14 zjarret e shuar, dy janë në komunën e Kumanovës, pastaj në komunat e Bosilovës, Vrapçishtit, Tetovës, Koçanit, Resnjës, Novo Sellës, Krushevës, Tearcës dhe Prilepit.

Në rajonin e Shkupit, zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Svilare dhe në fshatin Shishevë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës, janë shuar”, njoftojnë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More