Shkup, 24 shkurt – Në buxhetin e vitit 2025 po rrisim ndjeshëm mbështetjen financiare për shkollat për të realizuar aktivitete që synojnë zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Nëse deri më tani grantet ishin në vlerë prej 30 mijë denarë, me konkursin e radhës do të jenë gati 90 mijë denarë, gjegjësisht do të paguajmë dy paga mesatare neto. Këtë e rregulluam me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, ndërsa do të rregullohet edhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili së shpejti do të jetë në Kuvend.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në konferencën e sotme për media, ku informoi për rezultatet e Konkursit për ndarjen e granteve për aktivitete shkollore që kanë për qëllim mbështetjen e integrimit ndëretnik, tolerancës dhe multikulturalizmit, i cili do të realizon në vitin shkollor 2024-2025.
“Ministria ka shpallur thirrje për aplikim për propozim aktivitete është dorëzuar në tetor të vitit të kaluar ndërsa komisioni i formuar për rangim dhe përzgjedhje ka vendosur që të ndahen gjithsej 79 grante me vlerë individuale prej 30 mijë denarë, me të cilat 130 shkolla fillore dhe të mesme do t’i lidhin nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare, do t’i udhëheqin drejt respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe do të ndërtojnë mjedis harmonik shkollor u shpreh Janevska.
