Java e imunizimit/ Vaksinoni fëmijët, janë cilësore

nga Xh M

Shkup, 29 prill – Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe UNICEF-in shënuan javën e imunizimit. Me këtë rast, ministri Taravari tha se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e popullsisë, pasi mbron nga sëmundje të ndryshme. Njëherit ai apelon tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët, ndërsa theksoi se vaksinat që përdoren në vend janë të sigurta dhe cilësore.

“Ministria e Shëndetësisë vite me radhë ka siguruar vaksina me cilësi të lartë, që na bën krenarë, e cila i plotëson të gjitha standardet dhe sigurinë për pacientët nga këto vaksina, prej kompanive më të mira evropiane, të cilat i prodhojnë. Në vitin 2024 kemi rritje të vaksinimit në krahasim me tre vitet e kaluara. Këtë vit kemi siguruar në 18 komuna 35 ekipe mobile, të cilët shkojnë derë më derë për t’i senzibilizuar njerëzit me fokus të veçantë për MRP-në dhe HPV-në.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Përfaqësues të OBSh-së dhe UNICEF-it: Imunizimi mbron shëndetin e qytetarëve

Imunizimin e popullsisë e mbështesin edhe OBSh-ja dhe UNICEF-i.

“OBSh-ja në bashkëpunim me UNICEF-in përkrah çdo të ri në RMV, që të imunizohen me vaksinën HPV, sepse kjo vaksinë parandalon kancerin në qafën e mitrës tek vajzat e reja. Po ashtu nuk duam që të ketë pandemi të lijës së dhenve ose të kollës së keqe në RMV.”, – thonë nga OBSh.

“Përfshirja me MRP vaksinën vitin e kaluar ishte 72.3 për qind, po ashtu përfshirja e popullatës me HPV vaksinën ishte 50 për qind nga vajzat dhe kjo nuk është e mjaftueshme. I ftojmë të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet imuniteti kolektiv, që duhet ta kemi.”, – theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler.

Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka siguruar 385 milionë denarë për furnizim me vaksina.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More