Jeffrey Sachs: Bashkëpunimi i SHBA- së, Kinës dhe Evropës sjell zhvillim

nga Xh M

Si një ekonomist me famë botërore, profesori i Universitetit Kolumbia Jeffrey Sachs shprehu mendimet e tij për prirjen e zhvillimit ekonomik botëror dhe rolin e Kinës në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

Ai shpreson se fuqitë botërore si ShBA-ja, Kina dhe BE-ja mund të bashkëpunojnë dhe Europa mund të jetë “e pavarur” në politikën e saj diplomatike. Në vijim janë pikat kryesore nga intervista e tij. Variantin e plotë e gjeni në videon më poshtë.

Në intervistën për CMG, z. Sachs vlerësoi nismën e Kinës “Një brez, një rrugë” dhe dëshirën që fuqitë botërore të bashkëpunojnë. “Nëse je një ekonomist si unë, do të kuptosh se thelbi i tregtisë është përfitimi i ndërsjellë, nxitje e shkëmbimeve kulturore dhe e qarkullimit të mallrave cilësore, nga e cila, njerëzit në rajone të ndryshme të botës mund të përfitojnë.

Nisma e Kinës është një përpjekje e madhe për promovimin e ndërlidhshmërisë. Në fillim, shpresova se ShBA-ja dhe Europa mund të reagonin me bashkëpunim. Mirëpo, kjo nuk ndodhi”, tha ai duke shtuar pavarësisht reagimit amerikan, pala europiane duhet të zhvillonte bashkëpunim me Kinën sepse Europa si paraqitëse e planit të “Portalit Global”, ka ide për hapje dhe ndërlidhje.

“Kam thënë shpesh herë se plani ‘Portal Global’ duhet të zgjerohet ndaj lindjes, ndërsa, nisma ‘Një brez, një rrugë’ të shkojë drejt perëndimit dhe të dyja mund të takohen në Samarkand (Uzbekistan), duke rindërtuar Rrugën e Mëndafshit në shekullin e 21-të.”

Lidhur me besimin që mban gjithmonë për perspektivën e zhvillimit të Kinës që ndryshon nga shumë homologë të tjerë, Jeffrey Sachs tha se në më shumë se 44 vite, ai ka vizituar dhe studiuar pandërprerë Kinën, duke u bërë pjesë e programeve të ndryshme ekonomike. Si dëshmitar i gjithë procesit të përparimit këtu, ai ia atribuoi qëndrimin optimist praktikave prej kohësh dhe analizave profesionale.

Përsa i përket konkurrimit midis Kinës dhe ShBA-së në fushën teknologjike, Sachs vuri në dukje se përparimet e Kinës duhet të kenë shërbyer si motiv për ta nxitur palën amerikane të bëjë më shumë përpjekje, duke shtuar investimet dhe duke hartuar strategji më të mira zhvillimi. Mirëpo, ShBA-ja zgjodhi ta frenonte Kinën. Ai numëroi arritjet e shpejta të Kinës në studimet teknologjike, përgatitjen e talenteve dhe tregtinë e jashtme, duke theksuar se nëse ShBA-ja dhe Kina mund të bashkojnë forcat e tyre në problemet globale, kjo do t’i sjellë dobi gjigante gjithë botës.

Ai theksoi se proteksionizmi nuk mund të nxisë inovacionin dhe përparimin. Por problemi më i madh aktual në marrëdhëniet dypalëshe është paqëndrueshmëria e politikave të autoriteteve aktuale amerikane. “Një politikë u deklarua në mëngjes, por ndryshoi pasdite. Pastaj në darkë doli një tjetër. Por mënyra e veprimit të Kinës është krejt e ndryshme. Kina ka planifikim afatgjatë si ato pesëvjeçarë. Gjithashtu, planifikimi i Kinës është sistematik. Shpresoj se ShBA-ja mund të synojë me largpamësi, duke zhvilluar komunikime dhe bisedime me Kinën, por jo të vijojë në unilateralizëm. Nuk jam optimist për këtë, por gjithsesi kjo duhet të jetë një situatë që dëshirojmë të shohim”, tha ai në intervistë.

Duke folur për Europën, ekonomisti amerikan tha se në botën aktuale, vetëm kur një ekonomi ka një përmasë të konsiderueshme, ajo mund të zërë një pozicion qendror në teknologjitë e reja dhe risitë jetike. “ShBA-ja dhe Kina janë gjigantë, me treg të vetin të unifikuar. Prandaj, ato mund të ecin përpara në inteligjencën artificiale, në epokën digjitale dhe teknologjitë e tjera. Por Europa, edhe pse ka shkencëtarë të shkëlqyer apo universitete të mira, mungon ‘sensi i pranisë’ në disa fusha kyçe. P.sh., në Europë nuk ka kompani lider të inteligjencës artificiale si DeepSeek apo OpenAI”, tha ai.

Sachi tha se kjo është një çudi e madhe për Europën si një vatër e shumë kompanive të mëdha. Ai shpjegoi se arsyeja është se këto kompani janë përfshirë në sistemin ekologjik industrial amerikan. P.sh., ASML, një kompani holandeze që prodhon mikroçipa, menaxhimi i saj është nën ndikimet e politikës amerikane, por jo asaj holandeze as të Brukselit. “Nga këto mund të shohim se Europa ka humbur të drejtat strategjike të autonomisë. Europa duhet të bashkohet. Ajo ka një popullsi prej 450 milionësh dhe një vëllim ekonomik prej 20 trilionë dollarësh amerikanë. Në 30 vitet e kaluara, Europa është nën kontrollin e ShBA-së, në politikat e jashtme dhe të sigurisë. BE-ja përbëhet nga 27 vende, por nuk mund të shfaqin propozimet e veta”, komentoi profesori amerikan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More