Jo vetëm Milani, një tjetër gjigant italian futet në garë për Granit Xhakën

nga D. V.

E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë ende e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën ai.

Për një kohë të gjatë, emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por ky transferim përfundimisht dështoi.

Tani, sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër klub i madh italian,  Juventusi  po shfaq interes serioz për shërbimet e tij.

Tarifa e transferimit për mesfushorin 32-vjeçar pritet të jetë mes 12 dhe 15 milionë euro.

Megjithatë, nënshkrimi i Xhakës nga Zonja e Vjetër do të realizohej vetëm nëse klubi arrin ta shesë Douglas Luiz.

Braziliani është në listën për t’u larguar, ndërsa në mesin e zëvendësuesve të mundshëm janë Xhaka dhe Sandro Tonali.

Raportet e fundit thonë se Tonali ka përparësi në listën e Juventusit, por Xhaka mbetet një opsion i hapur dhe realist për repartin e mesfushës edhe për faktin se ka kosto shumë herë më të ulët se italiani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More