Tetovë, 10 tetor – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për komunën e Bërvenicës, Jovica Ilievski, ka zhvilluar një takim koordinues me partnerin e koalicionit ZNAM, ku është vlerësuar ecuria e fushatës dhe bashkërendimi i hapave të ardhshëm.
Ilievski theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes partive partnere po jep rezultate konkrete dhe se mbështetja në terren po rritet çdo ditë.
“Me forca të përbashkëta jemi vetëm një hap larg fitores së madhe në raundin e parë,” është mesazhi i tij pas takimit.
Koalicioni synon të sigurojë shumicën që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Bërvenicës, duke theksuar unitetin dhe mobilizimin maksimal të strukturave partiake.
https://www.facebook.com/share/p/19tJKU3fdy/