Jovica Ilievski nis fushatën për mandatin e dytë në komunën e Bërvenicës

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – Sot, në fillim të fushatës zgjedhore, Jovica Ilievski, kandidat për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Bërvenicës, shprehu nderin dhe motivimin që të jetë përsëri zëri i qytetarëve në komunë.

“Ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen që ma dhatë gjatë këtyre viteve. Së bashku kaluam shumë sfida dhe me krenari mund të them se të gjitha i tejkaluam me sukses”, tha Ilievski.

Ai kërkoi përsëri mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar ndërtimin e Bërvenicës me të njëjtin përkushtim si deri më tani, duke theksuar se synimi i përbashkët është që fëmijët të rriten këtu, familjet të jetojnë me dinjitet dhe secili qytetar të ndihet krenar që është pjesë e komunës.

https://www.facebook.com/share/p/14LHtxNnFbg/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More