Jurgen Uldedaj shpallet Kampion i Botës në boks nga IBO – ëndrra shqiptare që u bë realitet

nga Xh M

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka arritur suksesin më të madh të karrierës së tij, duke u shpallur Kampion i Botës nga federata IBO në kategorinë cruiserweight.

Pas shumë vitesh pune, sakrifice dhe përkushtimi, Uldedaj realizoi ëndrrën që kishte ndjekur gjithë jetën. Me flamurin kuqezi mbi supe, ai ngriti lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të boksit.

“Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë, për ata që besuan tek unë dhe për çdo të ri që ka një ëndërr. Asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh,” – tha Uldedaj pas fitores.

Ai falënderoi ekipin e tij, familjen, trajnerët dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë drejt majës së botës.

Me këtë fitore historike, Jurgen Uldedaj jo vetëm që hyri në elitën botërore të boksit, por edhe i dha sportit shqiptar një tjetër arsye për krenari.

Sot, Shqipëria ka një kampion bote!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More