Shkup, 7 shtator – Çmimet në treg janë të larta, ankohen qytetarët, të cilët kanë filluar të përgatisin turshitë për sezonin e dimrit.
“Po kemi filluar të përgatitemi për turshitë por çmimet janë të larta për standardin tonë. Me 22 mijë denarë nuk mund t’ia dalim.”
“Ka çmime të shtrenjta dhe të lira, jo se janë shtrenjtë por kanë punë.”
“Çmimet në treg para dy-tre ditëve ishin më lirë tash më të larta m’u dukën, ndoshta shkaku që është e diel nuk e di. Po kam filluar nga pak të përgatitem për turshitë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Nga ana tjetër tregtarët e anketuar nga TVM2 thonë se kanë shitje por në krahasim me vitet tjera dallimi është i madh.
“Kanë filluar qytetarët, por dallimi nga viti i kaluar është se këtë vit çmimet janë më të larta. Nuk ka kush punon. Blejnë por jo si më herët.”
“Jo ende jo, nuk kanë kushte qytetarët. Rrogat e ulëta i kanë. Është problem.”
“Muaji i tetë ishte mirë, kam pasur shitje.”
“Kemi shitje nga pak. Mirë është puna. Blejnë qytetarët.” – u shprehën disa nga tregtarët që folën para kamerave të televizionit tonë.
Qytetarët poashtu shprehen të shqetësuar se në të ardhmen do të rriten çmimet edhe më shumë, ndaj apelojnë që institucionet kompetente të marrin masa dhe të ulen çmimet e produkteve ushqimore si dhe të rriten pagat më shumë.