Kambovski: Identiteti kombëtar dhe gjuha nuk mund të jenë lëndë e kontesteve dypalëshe

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Çështjet e lidhura me identetin, madje edhe atje ku ka konteste dypalëshe, të mos ngrihen në nivelin e vetos dhe kushteve për anëtarësim në BE, por përkundrazi duhet t’i qeverisë parimi i vullnetit të mirë, besimit të mirë dhe mbështetjes së vendeve të tjera, dhe ato duhet të zgjidhen përmes komunikimit, përmes dialogut kulturor dhe shkencor, përmes bashkëpunimit kulturor, me qëllim krijimin e urave të miqësisë dhe mirëkuptimin midis popujve. Ne duhet të ndikojmë në këtë si shkencë dhe art. Ne duhet të krijojmë një klimë në të cilën edhe politikanët mund të ndërtojnë ato ura bashkëpunimi, tha akademiku Vlado Kambovski sot në Kongresin e 13-të të Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Evropës Juglindore (AIESEE).

Në fjalimin e tij në Kongresin që mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Kambovski nënvizoi se çështja për identitetet kombëtare, gjuhët dhe kulturën nuk mund të jetë lëndë e kontesteve dypalëshe ose qasjeve të ndryshme ideologjike sepse, siç përmendi, bëhet fjalë për vlera elementare, themelore njerëzore.

“E drejta e vetëvendosjes së individëve dhe popujve është e drejtë natyrore dhe atë nuk mund ta diskutosh ose ta vendosësh në kuadër të disa marrëveshjeve formale mes shteteve – nëse i pranoni ose nuk i pranoni”, thekson akademiku Kambovski.

Sipas tij, Maqedonia dhe Bullgaria në lidhje me kontestin tani për tani bisedojnë në mënyrë të keqe, vetëm përmes një kanali – politik, në vend se t’i shfrytëzojnë edhe kanalet tjera si shkencën dhe kulturën.

“Duhet të punojmë shumë, të kërkojmë komunikime – shkencore, kulturore dhe të tjera “ballë për ballë” për të sqaruar gjërat. Tani jemi varrosur në dy anë të ndryshme. Po i diskutojmë këto çështje në një mënyrë të keqe, duke përdorur vetëm kanalin politik, i cili është vetëm një nga kanalet, dhe duke e lënë pas dore këtë, kanalin tjetër. Nëse do të funksiononte kanali tjetër, i cili konsideron se, le të themi, komuniteti shkencor si këtu ashtu edhe në Bullgari duhet t’i përmbahet rregullave të tij të ndriçuara, dhe kjo është e vërteta, ne dhe bullgarët duhet të luftojmë për atë që është e vërtetë. Nuk mund ta politizojmë shkencën pasi ka tendenca për ta politizuar atë ose për ta instrumentalizuar atë për arritjen e qëllimeve të tilla ose të atilla. Çështjet e mosmarrëveshjeve rreth gjuhëve, rreth rrënjëve e të ngjashme duhet t’i lihen shkencës, ajo duhet t’i diskutojë ato. Nuk ka çështje që nuk mund të jenë objekt i shkencës, mund të ketë pikëpamje të ndryshme dhe gjithmonë ka pasur, dhe madje mosmarrëveshje, dhe ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme për qindra vjet rreth çështjeve të caktuara në shkencë”, theksoi Kambovski.

Ai përkujtoi se BE-ja dha mbështetje përmes Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë shans.

“Duhet t’i përshpejtojmë reformat të cilat janë në linjë me Kriteret e Kopenhagës në mënyrë që të kemi argumente të fuqishme. ne kemi argumente për atë se cilat kritere i kemi përmbushur, por ato nuk janë mjaftueshëm bindëse dhe të fuqishme. Kemi partizim, korrupsion të lartë, kulturë të pandëshkueshmërisë, nuk kemi dialog demorkatik. Tërë atë duhet të ngrisim në nivel të nevojshëm për ta përforcuar pozitën tonë nesër, për t’u krijuar obligim heshtës që pala tjetër të qëndrojë në anën tonë, të na mbështesë, të thotë ‘pritni, ju po luani me shtetin’. Në të kundërtën, nëse qëndrojmë këtu, vetëm do t’u japim argumen te shtesë edhe Bullgarisë edhe cilit do vend tjetër, nesër të përdorë veto apo pengesa të tjera për rrugën tonë drejt BE-së”, theksoi Kambovski.

Duke folur për Evropën Juglindore (EJL), e ceki nevojën për bashkëpunim më të madh posaçërisht në fushën e kulturës, shkencës dhe doturisë në mënyrë që në atë mënyrë, siç ceki, të relaksohen tensionet ekzistuese.

“Ne, si rajon, zgjerimin duhet ta lidhim, në radhë të parë, duke i zhvilluar marrëdhëniet në fushën e kulturës, shlencës, diturisë, në mënyrë që në atë mënyrë t’i relaksojmë tensionet që ekzistojnë mes shteteve të caktuara dhe problemeve të pazgjidhura: kemi probleme të hapura me përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, fragmentim të BeH-së dhe veton nga një vend-anëtar, Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Posaçërisht lidhur me këtë çështje, ne duhet si shkencë, art të ndikojmë dhe duhet të ndikojmë që çështjet e tilla të cilat janë të lidhura me identitetin, madje edhe atje ku ka konteste bilaterale, të mos ngriten në nivelin e vetos dhe kushtëzimeve për anëtarësim në BE, por se duhet të sundojë parimi i vullnetit të mirë, fqinkësisë së mirë, mbështetjes për vendet e tjera, ndërkaq kontestet e tilal të mundshme rreth çështjeve të identitetit të zgjidhen përmes komunikimit, dialogut kulturor dhe shkencor, bashkëpunimit kulturor, në mënyrë që të krijohen ura të miqësisë dhe mirëkuptimit mes popujve. Të krijojmë klimë në të cilën edhe politikanët do të mund t’i ndërtojnë ato ura bashkëpunimi, duke u nisur nga ajo se çështja për identitetet nacionale, gjuhët, kulturën, nuk mund të jenë lëndë e kontesteve bilaterale apo qasjeve të ndryshme ideologjike sepse bëhet fjalë për vlera elementare, fundamentale njerëzore. E drejta e vetëvendosjes së individëve dhe popujve është e drejtë natyrale dhe këtë nuk mund ta diskutoni apo ta lini në suaza të disa marrëveshjeve formale mes shteteve – nëse i njihni apo nuk i njihni”, tha Kambovski.

Politika e zgjerimit, konsideron akademik Kambovski, tani është nën ndikim të dy momenteve kyçe. I pari, sqaroi, është zgjerimi i kuptuar si vazhdimësi e angazhimit evropian për t’i zhvilluar fundamentet e veta si bashkësi (sundimi i së drejtës, siguria,…), ndërsa momenti i dytë është të pozicionet në rendin e ri botëror në pajtim me ngjarjet gjeopolitike.

Në hapjen e Kongresit foli edhe zëvendëskryetari i ASHAM-it, Vitomir Mitevski. Ai porositi se në kohën kur bota po kalon nëpër një transformim të madh dhe nëpër ndryshime të rëndësishme ekonomike dhe politike, rajoni duhet t’i ruajë lidhjet e përbashkëta.

Asociacioni ndërkombëtar për studim të Evropës juglindore (AIESEE) është formuar në vitin 1963, me seli në Paris. Funksionon nln patronatin e UNESKO-s dhe në të bëjnë pjesë të gjitha shtetet nga Evropa Juglindore me komitetet e veta nacionale. Kongreset e AIESEE-së mbahen në çdo pesë vite, ndërsa Shkupi këtë vit për herë të parë është nikoqir i Kongresit të 13-të që do të zgjasë prej 15 deri më 19 shtator dhe e organizon Komiteti nacional i Maqedonisë i AIESEE-së pranë ASHAM-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More