Një kamion ka dalë nga rruga në aksin magjistral Deve Bair – Kriva Palankë, në afërsi të fshatit Samokov, duke shkaktuar ndërprerje të plotë të qarkullimit në të dy drejtimet që nga ora 17:10 pasdite.
Sipas njoftimit të AMS-së (Agjencia për Menaxhimin e Rrugëve), nga kamioni janë shpërndarë mbetje metalike në rrugë, të cilat i kishte në ngarkesë, gjë që ka rritur rrezikun për kalimtarët e tjerë dhe e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.
Nga AMSM bëjnë të ditur se qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa pengesa, megjithëse rrugët janë të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i moderuar, ndërsa në pikat kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet vozitje e kujdesshme, respektim i sinjalistikës rrugore dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet në rrugë, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.
Kjo vlen në veçanti për segmentet rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.